Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez ka mohuar kalimin tek Bayern Munich.
Gjiganti gjerman synon që gjatë kësaj verë ta blejë kilianin, i cili akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, megjithatë, lojtari ka bërë të ditur se nuk do të shkojë tek Bayern Munich.
Sanchez po merr pjesë në Kupën e Konfederatave me Kilin
I pyetur nga gazetarët nëse do të shkon te Bayern Munich, Sanchez është përgjigjur shkurt: “Jo”.
Ndryshe, ish-futbollisti i Barcelonës kërkohet edhe nga Manchester City.