Kombëtarja shqiptare gëzon tifozët me selektorin e ri

Futboll

Kombëtarja shqiptare gëzon tifozët me selektorin e ri

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 11:04
Filippo Inzaghi

Negociatat janë zhvilluar nga përfaqësues të FSHF-së dhe agjentit të trajnerit italian.

Filippo Inzaghi është emri më i ndjekur nga Federata Shqiptare e Futbollitnë këto ditë të nxehta qershori për të mbushur vendin e lënë bosh nga largimi i menjëhershëm i Gianni de Biasit.

Ish-sulmuesi i Milan dhe Juventus ka edhe një vit kontratë si trajner me Venezian në Serie B të cilën sapo e ngjiti nga Lega Pro duke mbyllur një vit të suksesshëm. Mediat italianekanë zbardhur një pjesë të negociatave të Federatës Shqiptare të Futbollit me Super-Pippon.

Negociatat janë zhvilluar nga përfaqësues të FSHF-së dhe agjentit të trajnerit italian. Mes tyre ka pasur një takim të konfirmuar ndërsa besohet se nuk kanë munguar edhe bisedimet në distancë.

Ajo që është mësuar fillimisht është se Inzaghin nuk e ka tërhequr oferta ekonomike që i është bërë nga ana e FSHF-së.

Ndonëse Venezia nuk është një klub që i ofron një pagë të lartë, ish-sulmuesi i Milanit pret që në stolin e një përfaqësueseje të ketë kushte financiare më të rëndësishme sesa ato që i ka ofruar Duka.

Nëse do të largohet nga Venezia ai kërkon të marrë me vete të gjithë stafin e bashkëpunëtorëve që ka atje, 8 të tillë. Bëhet fjalë për asistentë trajnerë, përgatitës portierësh, përgatitës atletikë apo edhe analizues kundërshtarësh, të gjithë personazhe me eksperienca të rëndësishme pune në klubet më të njohura italianesi Juventus, Inter, PSG e Milan para se të bëheshin pjesë e stafit të Inzagit.

Sipas mediave italiane Inzaghi ka kërkuar disa ditë kohë për reflektim ndërsa ndodhet në Formentera me pushime bashkë me vëllain e tij, Simone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat