Donnarumma me kontratë katërvjeçare te Milani

Futboll

Donnarumma me kontratë katërvjeçare te Milani

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 08:48
Gigio Donnarumma

Gigio Donnarumma raportohet se do të nënshkruaj për katër vjet te Milani, por klauzola e tij nuk do të varet nga Liga e Kampionëve.

18 vjeçari është në prag të nënshkrimit të rinovimit me Rossonerët pas një takimi pozitiv me agjentin e tij të enjten.

Ishte pritur se ai do të nënshkruantë kontratë për pesë vjet me nga 6 milionë euro në sezon, por Sky raporton se situata ka ndryshuar.

Teksa paga do të jetë e njëjtë, Donnarumma do të nënshkruajë vetëm deri në vitin 2021 me një kompromis të bazuar në një klauzolë.

Sipas Di Marzios, klauzola do të jetë 80 milionë euro për portierin e talentuar, që nuk është e varur në kualifikim në garat evropiane.

Po ashtu, Raiola pritet të heqë dorë 5 për qind nga paga e Donnarummas dhe kjo marrëveshje të nënshkruhet shumë shpejt.

Kështu pritet t’i vijnë edhe fund spekulimeve për të ardhmen e djaloshit që është shndërruar në një idhull për tifozët e Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat