Papuqi përforcim i madh për Gjilanin

Futboll

Papuqi përforcim i madh për Gjilanin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2017 Në ora: 13:07
Fisnik Papuqi

Gjilani mëton të jetë sa më i përforcuar për edicionin e ri në elitën e futbollit. Skuadra gjilanase është përforcuar me Fisnik Papuqin. “KF Gjilani ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me futbollistin Fisnik Papuqi. Ai  vjen nga radhët e KF Besa ku ishte kapiten dhe fitues i kupës këtë vit, si dhe luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.

Krahas këtij nënshkrimi drejtuesit e klubit kanë planifikuar të përfundojnë edhe disa marrëveshje të tjera gjatë ditëve në vazhdim”, bëhet e ditur nga klubi gjilanas, i cili përfundoi në vend të pestë me 48 pikë në edicionin që e lamë pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat