Busquets për futbollistin e Realit: Është ndër më të mirët në botë

Futboll

Busquets për futbollistin e Realit: Është ndër më të mirët në botë

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 14:32
Sergio Busquets

Sergio Busquets nuk ka nguruar ta lavdërojë kundërshtarin e tij nga Real Madridi.

Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit, ndonjëherë kalon edhe kufijtë e sportivitetit, ku ka raste që edhe vetë futbollistët e të dyja klubeve janë përfshirë në debate të nxehta edhe jashtë fushës.

Por Sergio Busquets i pyetur nga gazetarët se cilët janë disa nga futbollistët më të mirë në botë në pozitën që ai luan, të parin që ka përmendur ka qenë Casemiro i Real Madridit.

“Në pozitën time dua ta përmendi Casemiron, që është një prej më të mirëve në botë”, ka thënë Busquets. “Më pas vjen Bruno që ka luajtur mirë me Villarrealin, e po ashtu dyshja e Chelseat, Ngolo Kante dhe Nemanja Matiq që e kanë ndihmuar këtë ekip të bëhet kampion”, ka thënë Busquets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat