Unitedi ofertë të lartë për yllin e Dortmundit

Futboll

Unitedi ofertë të lartë për yllin e Dortmundit

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 14:40
Talenti i Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Manchester United vazhdon të jetë aktive në afatin kalimtar të verës për futbollistë.

Së fundmi ‘Djajtë e kuq’, janë duke synuar ta përforcojnë repartin e mesfushës.

Emri i ri në listën e Unitedit, është talenti i Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Sipas asaj që shkruan ‘Bild’, skuadra angleze tanimë ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të gjermanëve.

Kampioni aktual i Ligës së Evropës ka ofruar 45 milionë euro për shërbimet e Weigl.

Dortmund ende nuk iu është përgjigjur kësaj oferte por besohet se do ta refuzojë atë.

Verdh e zinjtë kërkojnë së paku 60 milionë euro që ta lënë të lirë reprezentuesin gjerman.

21-vjeçari Weigl shihet si zëvendësuesi adekuat i Michael Carrick në ‘Old Traford’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat