Gjashtë shqiptarë nga Zvicra do takojnë yjet e futbollit në kuadër të turneut "Neymar Jr

Futboll

Gjashtë shqiptarë nga Zvicra do takojnë yjet e futbollit në kuadër të turneut "Neymar Jr

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 korrik 2017 Në ora: 16:34
Sivjet finalja organizohet në 7 dhe 8 korrik në Praia Grande dhe interesante se klubi fitues nga Zvicra është i përbërë nga shqiptarët Leonard Krasniqi, Arbnor Salihaj, Ndue Daka, Arbias Binaku, Shkelzen Alusi dhe Endrit Alusi.

Gjashtë futbollistë kanë arritur qëllimin e tyre: ata fluturojnë drejt Brazilit në kuadër të finales së turnirit Neymar Jr’s Five dhe të takohen me yjet më të njohura të futbollit, shkruan 20min.ch.

Fluturimi i tyre ka ndodhur të mërkurën, ora gjashtë e mëngjesit nga aeroporti i Cyrihut. Me sponsor Red Bull-in gëzimi i tyre është i jashtëzakonshëm pasi sot, e premte, pritet të takohen personalisht me Neymar.

Rregullat e turnirit

Turniri Neymar Five është ndeshje futbolli pesë kundër pesë dhe zgjat dhjetë minuta. Shënon njëri klub një gol, klubi tjetër humbet një lojtar tjetër. Lojtarët duhet të jenë të moshave 16 deri 25 vjet - dy lojtarë mund të jenë më të vjetër se 25 vjet. Sivjet finalja organizohet në 7 dhe 8 korrik në Praia Grande dhe interesante se klubi fitues nga Zvicra është i përbërë nga shqiptarët Leonard Krasniqi, Arbnor Salihaj, Ndue Daka, Arbias Binaku, Shkelzen Alusi dhe Endrit Alusi. Ata fituan kundër gjithë klubeve tjera helvete dhe u kualifikuan për në finalen e madhe të Brazilit. Tani të gjithë kanë mundësinë të takohen personalisht me Neymar. 

«Në ditët e fundit ne nuk jemi stërvitur sëbashku, por vetëm nëpër klubet tona respektive. Kjo është recepta jonë sekrete. Ne nuk duam të kemi shumë teori, por të luajmë futbollin me kënaqësi,” tha Krasniqi, përcjell botasot.info.

Ata kanë hobin futbollin dhe vijnë nga Willisau. Sesi do shkojë turniri i tyre në Brazil dhe nëse do triumfojnë edhe atje, do keni mundësi ta lexoni në ditët vijuese në “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat