Milani zyrtarizon përforcimin me një mbrojtës

Futboll

Milani zyrtarizon përforcimin me një mbrojtës

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 16:45
Andrea Conti firmos për Milanin

Skuadra e mirënjohur italiane, Milani, bëri të ditur se ka firmosur me futbollistin e Atalantës, Andrea Conti.  Ai ka nënshkruar kontratën me klubin kuqezi deri në 30 gusht të vitit 2022. Ky është njëri nga përforcime që premton shumë.  Conti duket se është blerë për 24 milionë euro plus kartonin e të riut Pessina (i vlerësuar 3 milionë euro).

Edhe Atalanta, veç të tjerash në faqen e saj zyrtare  ka komunikuar shitjen e Contit te Milani dhe blerjen me titull definitiv të Pessinas, i futur në këtë negociatë si një kundërgoditje teknike. Vjen nga një sezon fantastik me fanellën e Atalantës, me 8 gola dhe 4 asistime. Conti ka hyrë me të drejtë në top 10 mbrojtësit e krahut më të kushtueshëm të historisë së futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat