Manchester Utd mendon për Real Madridin

Futboll

Manchester Utd mendon për Real Madridin

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 17:29
Juan Mata

Manchester Utd po përgatitet edhe për Sueprkupën e Evropës, e  cila do të zhvillohet me 8 gusht në Shkup, ku do të ndeshen me kampionin e Evropës, Real Madrid. Fituesi i Europa League që drejtohet nga Jose Mourinho tani mendon për sfidën me mbretërit. “Campus Real Oviedo” ka pasur një mysafir të veçantë. Juan Mata, futbollisti spanjoll i “Djajve të kuq” fillon përgatitjet në Manchester, nga ku do të udhëtojë me ekipin për në Los Angeles, për të përfunduar pjesën e parë parasezonale. Mata, si të gjithë te Manchester United, tashmë ka si datë të parë në mendje 8 gushtin, kur do të luhet duel për Superkupën Europiane kundër Real Madridit. “Real Madridi ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe do të kërkojë të vazhdojë me tituj, por ne do të përpiqemi ta vëmë në telashe”, – ka thënë Mata. Manchester Utd falë triumfit në Europa League ka siguruar një vend në garat e Champions League.

Të gjithë besojnë e shpresojnë se Manchester Utd do të jetë prej skuadrave më të forta në garën me prestigjioze dhe do të shtojë edhe rivalitetin. “Që kur përfundoi finalja e Championsit, e sigurt është se Mourinho është duke menduar rreth asaj ndeshjeje, se si të triumfojë ndaj Real Madridit dhe të fitojë një tjetër titull europian”, tha Mata. Ai bëri të qartë se një nga qëllimet e tij për këtë sezon është që të kthehet në ekipin kombëtar spanjoll: “Unë jam i privilegjuar, gjithmonë mos harroni, sepse kam jetuar me kombëtaren në momentin më të mirë të historisë sonë. Por, tani mezi pres që të kthehem aty. Dua të bëj një sezon të madh me Manchester United dhe t’i gëzohem pastaj finaleve të Kupës së Botës, që do të zhvillohen verën e ardhshme në Rusi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat