Veratti i jep fund spekulimeve, del në stërvitjet e PSG-së

Futboll

Veratti i jep fund spekulimeve, del në stërvitjet e PSG-së

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 17:50
Marco Veratti

Marco Veratti duket se i ka dhënë fund thashethemeve rreth të ardhmes.

Mesfushori italian i është bashkuar shokëve në stërvitje me skuadrën franceze të Paris Saint-Germain.

“Lojtari italian është ribashkuar me skuadrën këtë mëngjes (të premten), para se të fillojë stërvitjet në fushë”, shkruan në njoftimin e ekipit të PSG-së.

Reprezentuesi italian ka qenë lidhur për një kohë me gjigantin spanjoll Barcelonën, i cili e shihte si pasardhës të denjë të Andres Iniestas.

Ndryshe, dje agjenti i lojtarit edhe publikisht kishte kërkuar largimin e italianit prej francezëve, por e cila ishte refuzuar prej PSG-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat