La Barcelonën për një ekip portugez

Futboll

La Barcelonën për një ekip portugez

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 18:50
Jeremy Mathieu

Sportin Lisbonë ka lajmëruar zyrtarisht ardhjen e Jeremy Mathieu nga Barcelona. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Mathieu është stërvitur me skuadrën portugeze me shpresën për të nënshkruar një kontratë me klubin, dhe Barça ka konfirmuar të premten se kanë arritur marrëveshjen për prishjen e kontratës me lojtarin. Francezi kishte edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij në “Camp Nou” por nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të ri Ernesto Valverde për sezonin e ri.

Por me sa duket mbrojtësi 33-vjeçar ka bërë mjaftueshëm për të bindur Sporting t’i ofrojë një kontratë. Klubi portugez e konfirmoi blerjen më të re të klubit me anë të një lajmërimi zyrtar nëpërmjet faqes zyrtare. Ai ka një klauzolë 60 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat