Interi futet në garë për Sanchez

Futboll

Interi futet në garë për Sanchez

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 18:56
Alexis Sanchez

Shtohet numri i skuadrave të interesuar për sulmuesin kilian.

E ardhmja e Alexis Sanchez tek Arsenali vazhdon të mbetet e paqartë, pasi që futbollisti nuk ka rinovuar kontratën e cila i skadon në verën e vitit 2018.

Situata e tij me ‘Topçinjtë’, ka bërë që shumë klube të mëdha të interesohen për ta transferuar në radhët e veta.

Siç raporton e përditshmja italiane, Gazzetta dello Sport, tani në garë për të nënshkruar me 28-vjeçarin është futur edhe Interi.

Zikaltërit kanë një buxhet prej afro 200 milionë eurosh në këtë afat kalimtar dhe nuk e kanë problem që të paguajnë një shifër të lartë parash, vetëm për ta bindur Arsenalin që ta lejojë kilianin të kthehet në Itali, pasi që në të kaluarën ai ka luajtur me Udinesen. Për Sanchez janë duke u interesuar Bayern Munichu, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat