Bogujevci: Donjeta ndeshet me rusen, besoj se do ta mbrojë titullin e Evropës

Futboll

Bogujevci: Donjeta ndeshet me rusen, besoj se do ta mbrojë titullin e Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2017 Në ora: 19:16
Mehmet Bogujevci

Boksierja Donjeta Sadiku (57 kg) është shumë afër që ta mbrojë titullin e kampiones së Evropës për të reja. Ajo të dielën (me 9 korrik) në Sofje do të ndeshet në finalen e madhe me rusen Liudmila Vorontsova. Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, beson e shpreson se Donjeta do të triumfojë ani se ka një kundërshtare jashtëzakonisht të mirë. Bogujevci ka folur edhe për çështje tjera në boks, a kemi rritje të nivelit dhe a kanë boksierë që mund të kualifikohen për Lojërat Olimpike.

“Bota sot”: Donjeta në finalen e madhe, a besoni se do ta mbrojë titullin dhe ku i sheh përparësitë e saja?

Mehmet Bogujevci: Mendoj se në klubin e boksit Gollaku është duke u punuar jashtëzakonisht mirë dhe përveç Donjetës ka edhe disa boksierë të talentuar dhe që premtojnë shumë. Selektori Besim Brahimi,  ka treguar entuziazëm të jashtëzakonshëm për punë dhe gjithashtu ditë e më shumë po avancohet, duke u falënderuar kampeve ndërkombëtare, ku merr dhe ai pjesë, në të cilën punon me trajnerët më të mirë të botës. Edhe ai dalëngadalë por me hapa sigurt po përparon, futet në mesin e trajnerëve më të dalluar. Donjeta Sadiku është një boksiere punëtore e jashtëzakonshme, një sportiste e sjellshme e cila jep maksimumin në secilin ndeshje. Ajo një herë ka qenë kampione e Evropës për të reja dhe nënkampione e botës për juniore.

Besoj e shpresoj se do të jetë prapë kampion i Evropës, por ta kemi parasysh se ka një kundërshtare jashtëzakonisht të mirë nga Rusia. Hapave të Donjetës janë edhe disa vajza në Kosovë dhe shpresoj se do të kemi medalje edhe nga vajza tjera, duke pasur Donjetën si shembull, siç e kanë gjithë sportistët shembull të madhen e të gjitha kohërave, të papërsëritshëm Majlinda Kelmendi.

”Bota sot”: A po rikthehet boksi në nivelet e viteve të 70-ta?

Mehmet Bogujevci: Boksi i viteve të 70-ta deri në vitet 80-ta ka qenë në kulm, por nuk pasur rezultate evropiane e botërore. Medaljen e parë evropiane të bronztë e ka prurë Bajram Hashani  në vitin 1975. Para këtij vitit kurrë në Kosovë nuk ka pasur ndonjë medalje në asnjë sport. Në vitin 1977 unë e kam marrë medaljen e bronztë evropiane, ndërsa në vitin 1978 kam qenë nënkampion bote, kurse në atë të 79-tën kampion i mediteranit. Sami Buzolli dy herë ka qenë i dyti në Evropë dhe një herë i treti i botës, ndërsa Aziz Salihu...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat