Fetahaj: U ndëshkuam nga një rast i skuadrës suedeze!

Futboll

Fetahaj: U ndëshkuam nga një rast i skuadrës suedeze!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2017 Në ora: 19:18
Liridon Fetahaj në aksion

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica, është eliminuar nga garat e Champions League, më pas edhe nënkampioni Prishtina nga Europa League, sikurse edhe Partizani i Tiranës dhe Tirana.  Skënderbeu nga Korça, Shkëndija nga Tetova janë kualifikuar në rrethin e dytë eliminatorë të Europa League në futboll, ndërsa kampioni shqiptar, Kukësi është në rrethin e parë kualifikues në Champions League. 

Prishtina u eliminua nga ekipi suedez, Norrkoping, por në takimin e kthimit shfaqi lojë jashtëzakonisht të mirë, por fati sportiv ia ktheu shpinën dhe pësuan humbje me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Bardhekaltrit u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 6:0, ngase sfidën e parë kishte humbur me 5:0 në Norrkoping. Sulmuesi i Prishtinës, Liridon Fetahaj, shprehet se treguan karakter të fortë në takimin e kthimit.  A mendoni se Prishtina në bazë të rasteve ka merituar rezultat pozitiv?  “Ndoshta, të ishim me konkret para portës dhe të sulmonim pak me shumë, besoj se do të arrinim edhe një fitore minimale, por u ndëshkuam...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat