Bartomeu: Askush nuk i jep skuadrës atë që jep Messi

Futboll

Bartomeu: Askush nuk i jep skuadrës atë që jep Messi

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 21:50
Lionel Messi dhe Josep Maria Bartomeu

Lionel Messi rinovoi kontratën me Barcelonën, ku argjentinasi do të përfitojë një shumë prej 565 mijë eurosh në javë, e nuk janë të paktë ata që mendojnë se një shpenzim i tillë mund ta shkatërrojë Barcelonën.

Por kjo hipotezë hidhet poshtë nga presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu.

“E gjithë kjo histori nisi disa muaj më parë, kur i kërkova babait të Messit, Jorge, të nisnim bisedimet. Të gjithë e dinim që Leo përjetoi momente jo të mira vitin e kaluar, për shkak të hetimeve për evazion fiskal. Pritëm sa të vendosej një ekuilbër dhe kur i thashë të atit për bisedime, ai më tha se duhej të flisja me vet futbollistin, i cili konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar me ne. Nuk mund të them sesa i kushton klubit Messi, por ai është lojtari më i mirë në botë, sepse askush nuk i jep skuadrës atë që jep ai”, tha Bartomeu në një intervistë për të përditshmen “Mundo Deportivo”. 

Sipas Bartomeut, Barcelona është në gjendje që të përballojë shifra të tilla pagash, edhe pse janë më të larta nga sa është rekomanduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat