BBC: Lukaku ende nuk është lojtar i Manchesterit

Futboll

BBC: Lukaku ende nuk është lojtar i Manchesterit

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 06:27
Romelu Lukaku

U raportua gjithandej se sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku, është pajtuar të nënshkruajë kontratë me Manchester United, por BBC njofton se një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur dhe ka rrezik të mos ndodhë fare madje.

Sipas BBC, edhe Chelsea është shumë afër Lukakus, pasi ka ofruar shumën e njëjtë të parave sikur Manchester United për ta blerë sulmuesin belg.

Të dy klubet angleze kanë ofruar mbi 84 milionë euro për shërbimet e njërit nga sulmuesit më të mirë në botë dy vjetët e fundit.

Se çfarë do të ndodhë ende nuk dihet – ndërsa gara mes Chelseas e United për Lukakun po vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat