Roma arrin marrëveshje me Diego Alvesin

Futboll

Roma arrin marrëveshje me Diego Alvesin

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 10:02
Diego Alves

Skuadra italiane Roma, ka filluar ta përforcojë ekipin për stinorin e ri.

‘Giallorosët’ kanë arritur marrëveshje me portierin brazilian, Diego Alves.

32- vjeçari ishte pjesë e Valencias në vitet e fundit duke pasur paraqitje mjaftë të mira.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma pritet së shpejti ta zyrtarizojë portierin pasi do t’i bashkohet kryeqytetasve si futbollistë i lirë.

Alves nuk vazhdoi me Valencian pasi klubi spanjoll vendosi për transferimin e Netos nga Juventus.

Alves do të jetë portieri i dytë te Roma pas brazilianit tjetër Alisson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat