Mehmedi mund të bëhet shok skuadre me Balotellin

Futboll

Mehmedi mund të bëhet shok skuadre me Balotellin

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 10:03
Admir Mehmedi

Admir Mehmedi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi shqiptar ka pranuar se dëshiron të largohet nga skuadra aktuale Bayer Leverkusen për të luajtur më shumë.

Së fundmi mediat gjermane kanë raportuar se ish-trajneri i tij, Lucien Favre e kërkon me ngulm në kampionatin francez

Favre që drejton Nicen kërkon ta formojë dyshen e sulmit me Balotellin dhe Mehmedin.

Leverkusen kërkon së paku gjashtë milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin e Zvicrës.

Interesim për t’i fituar shërbimet e tij kanë shprehur edhe dy skuadrat italiane, Fiorentina dhe Torino.

Gjithsesi 26-vjeçari ka një opsion edhe në Bundesliga ku mund të bëhet shok skuadre me Mërgim Mavrajn te Hamburgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat