Modric: Nuk është e lehtë të largohesh prej Realit

Futboll

Modric: Nuk është e lehtë të largohesh prej Realit

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 11:36
Luka Modric

Luka Modric për herë të parë ka folur gjer e gjatë rreth karrierës futbollistike.

Mesfushori kroat i Real Madridi, Modric ka dhënë një intervistë për spanjollen Marca ku ka zbuluar disa të pathëna deri më tani në publik.

Ndër të tjerash, futbollisti ka thënë se nuk është vendim i lehtë për tu larguar prej Los Blancos, pasi që në këtë formë po braktisni ekipin më të mirë në botë për një më të dobët se madrilenët.

“Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë për t’u larguar nga Madridi. Kur të largoheni prej këtu, atëherë asgjë nuk është e njëjtë. Tani jeni në klubin më të mirë në botë, kjo është e sigurt dhe me largim do të thotë se shkoni në ekip më të dobët. Secili ka arsyet e veta për largim. Unë do të bëj gjithçka të mundshme për të qëndruar, por gjërat në futboll ndryshojnë shumë shpejt”, tha kroati.

Më tutje futbollisti pohoi se nuk i preferon zëvendësimet dhe rotacionet në ekipe dhe këtë ia kishte thënë personalisht trajnerit Zinedine Zidane, por në fund doli që zgjedhjet strategjia e francezit të jetë e suksesshme.

Modric u ndal edhe te akuzat për evazion fiskal në Kroaci, të cilat i mohoi kategorikisht dhe se më shumë i intereson faza parapërgatitore se çfarë po ndodh me paditë ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat