Milan, Aubameyang qershia mbi tortë?!

Futboll

Milan, Aubameyang qershia mbi tortë?!

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 13:11
Aubameyang

Pas arritjes së akordit për rinovimin e Donnarumma-s te Milani janë duke përgatitur goditjen e rëndësishme të merkatos.

Tratativa me Kalinic nuk po merr rugën e duhur, dhe krerët e klubit kuqezi janë duke ndjekur me vëmendje lëvizjet e Aubamyeang që kërkohet nga kinezët e Tianjin. Gjithsesi skuadra e Kanavaros mund të mos vijojë tratativat për Aubameynag duke qenë se sapo ka marë ASntohny Modeste nga Koln, për 36 milionë euro dhe drejtuesit e Milan, Fassone dhe Mirabelli shpresojnë që merkatoja në Kinë e cila mbyllet pas një jave të mos sjellë goditje të rëndësishme, ndërkohë që drejtori sportiv i Dortmundit Michael Zorc u shpreh: “Jemi të hapur për dialogun me skuadra të tjera por nuk do të presim për shumë kohë”.

Nga ana tjetër drejtuesit e Milanit kanë deklaruar qartë se fondi financiar i dedikuar për merkaton nuk ka përfunduar. Në rast se do të vihet në dispozicion një bxhet ekstra nga ana e Presidentit Li, mund të realizohet edhe goditja për kopertinë, transferimi i Aubamyenag,  që do ta bënte vërtet entuziazmuese verën e tifozëve milanistë. Dortm,undi për sulmuesin kërkon 80 milionë euro.

Por në fokusin e drejtuesve të Milanit nuk është vetëm Aubamyeang, Lucas Biglia është bashkuar me skuadrën e Lazios, por aventurës së tij nën urdhërat e Inzaghit duket se i ka ardhur fundi. Mesfushori 31 vjecar i pëlqen Milanit që ka shprehur publikisht interesimin për të, por pa bërë sakrifica të mëdha financiare. lazio kërkon 20 milionë euro, 18 milionë plus bonuset, ndërsa Milani është nisur nga një ofertë prej 12 milionë eurosh që mund të rritet deri në 15 milionë,me diferencën mes kërkesës dhe ofertës që po bëhet gjithnjë e më e vogel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat