Carlos Bacca edhe zyrtarisht e fshin Milanin

Futboll

Carlos Bacca edhe zyrtarisht e fshin Milanin

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 13:37
Carlos Bacca

Carlos Bacca pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës prej Milanit.

Dyshimet janë përforcuar edhe më tepër pas veprimit të fundit të sulmuesit kolumbian.

Futbollisti ka larguar të gjitha fotografitë me fanellën e Milanit në llogarinë personale në Instagram.

Për lojtarin kanë shprehur interesim shumë klube ndër to edhe Besiktas dhe Fenerbahçe.

Ndryshe, 30-vjeçari gjatë 69 paraqitjeve për dy vjet për kuqezinjtë ka shënuar 31 gola.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat