Arsenali rrit ofertën për talentin e Monacos

Futboll

Arsenali rrit ofertën për talentin e Monacos

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 13:37
Thomas Lemar

Skuadra angleze Arsenal nuk dëshiron të ndalet duke transferuar futbollistë cilësorë.

Pasi kanë siguruar shërbimet e sulmuesit francez, Alexandre Lacazette, Arsenal kërkon edhe një sulmues nga Franca.

Talenti i Monacos, Thomas Lemar është objektivi primar për sulmin e ‘Topçinjve’.

Londinezët javë më parë kishin dërguar një ofertë prej 35 milionë euro në drejtim të Monacos që ishte refuzuar.

Tani mediat angleze raportojnë se Arsenal ka përmirësuar ofertën e tyre.

Ekipi i drejtuar nga Arsene Wenger ka ofruar 45 milionë euro për transferimin e Lemar në Londër.

Lemar ishte ndër lojtarët kyç të Monacos në fitimin e kampionatit francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat