Vidali refuzon ofertën prej 57 milionë eurove nga Interi

Futboll

Vidali refuzon ofertën prej 57 milionë eurove nga Interi

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 16:31
Arturo Vidal

Interi ka ofruar 57 milionë euro për mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal, por ai e refuzoi atë për shkak të së kaluarës së tij të Juventusit, pretendojnë mediat kiliane.

30-vjeçari kilian kaloi katër vjet në Torino përpara se ai të shitej në Bayern për 37 milionë euro në vitin 2015.

Sipas gazetës El Mercurio, Nerazzurët paraqitën një propozim me vlerë prej 57 milionë euro për të provokuar Vidalin që të kthehet përsëri në Serie A.

Megjithatë, është raportuar se ai i hodhi poshtë këtë ofertë, pasi kjo do të nënkuptonte shkuarjen kundër lidhjes së tij të së kaluarës me Juventusin.

Ka të ngjarë që Vidali të zgjasë kontratën e tij aktuale në Gjermani, e cila skadon në 2019 dhe të pranojë një zvogëlim të pagës prej 20 për qind.

Vidal kaloi shumicën e karrierës së tij në Bundesliga, duke luajtur për Bayer Leverkusenin nga 2007 deri në 2011, dhe dy sezone tjera me Bavarezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat