Rooney mbërrin te Evertoni për teste mjekësore

Futboll

Rooney mbërrin te Evertoni për teste mjekësore

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 18:14
Rooney me Range Roverin e tij në Finch Farm

Wayne Rooney pritet të bëj rikthimin e madh duke u transferuar te Evrtoni.

Sulmuesi anglez nuk ka qenë zgjedhje e parë e formacionit të Manchester Unitedit që kur në krye të klubit erdhi Jose Mourinho.

Kështu, gjatë gjithë vitit është folur për një largim të Rooneyt nga Djajtë e Kuq, por thashethemet janë shtuar këtë verë që pas hapjes së afatit kalimtar.

Pas refuzimeve që thuhet se Rooney i bëri një transferimi në SHBA dhe Kinë, është ish-skuadra e tij, Evertoni, që u vë pas shërbimeve të tij, duke dashur rikthim në Goodison Park.

Sipas medieve angleze, ky rikthim pritet të ndodh shumë shpejt, pasi “Wazza” thuhet se ka mbërritur në Finch Farm të Evertonit për t’i bërë testet mjekësore para rikthimit në klubin e tij të mëparshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat