“I pashmangshëm” kalimi i Costas te Juventusi

Futboll

“I pashmangshëm” kalimi i Costas te Juventusi

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 19:23
Douglas Costa

Sipas medieve gjermane, transferimi i Douglas Costas nga Bayerni i Mynichut në Juventus është afër, megjithëse ka mosmarrëveshje mbi çmimin e brazilianit.

Raportet e medieve po rriten me shpejtësi që nga mbrëmë që anësori brazilian do të jetë në Torino këtë sezon.

Pas Sky Sport Italia, Mediaset Premium, Sportitalia dhe Corriere dello Sport, tani Sky Sport Deutschland gjithashtu siguron se marrëveshja është bërë praktikisht.

Juventusi synon të përhapë koston e operacionit duke marrë Douglas Costa në huazim për dy vjet në shifrën e 10 milionë eurove me detyrim blerje në vitin 2019 për 30 milionë tjera.

Burimet gjermane sugjerojnë se do të jetë shifra prej 35 milionë eurove plus bonuse, ndërsa Sky Sport Italia pretendon se transferimi do bëhet për 40 milionë plus bonuse.

Bayern Munich kishte vënë një çmim prej 50 milionë euro në anësorin brazilian, i cili i mbush 27 vjet në shtator, ndërsa interesim për të thyhet se ka shfaqur edhe Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat