James do që të largohet nga Reali

Futboll

James do që të largohet nga Reali

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 19:30
James Rodriguez

Ylli kolumbian është në kërkim të një skuadre të re.

Pasi që qëndroi pothuajse tërë sezonin e shkuar në bankën rezervë, James Rodriguez ka vendosur të largohet nga kampionët e Evropës.

Mediat në Angli raportojnë se kolumbiani nuk dëshiron të përsëritet situata sikurse ajo e një sezoni më parë.

Ai iu ka kërkuar drejtuesve të skuadrës të arrijnë një marrëveshje me Manchester United, ku po kërkohet nga Jose Mourinho.

James është transferuar te Real Madridi në verën e vitit 2014 nga Monaco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat