Rudiger edhe më pranë Chelseat

Futboll

Rudiger edhe më pranë Chelseat

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 20:43
Rudiger

Mbrojtësi gjerman pritet t’i bashkohet kampionëve të Premier Ligës.

Chelsea shpreson që ta zyrtarizojë transferimin e parë të madh të këtij afati kalimtar, në ditët në vijim.

Do të jetë Antonio Rudiger, lojtari që do të veshë fanellën e kaltër të klubit nga Londra, pasi që tashmë është arritur marrëveshja mes tij dhe Chelseat, ndërsa kanë mbetur disa detaje para se të ketë gjuhë të përbashkët edhe me Romën, klubi ky i cili e ka në pronësi futbollistin.

Chelsea do të paguajë 44 milionë euro, për ta sjellë mbrojtësin e kombëtares së Gjermanisë në Stamford Bridge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat