Zyrtare: Muriel transferohet te gjiganti i La Ligas

Futboll

Zyrtare: Muriel transferohet te gjiganti i La Ligas

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 21:50
Luis Muriel

Sevilla ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Sampdorian, për sulmuesin Luis Muriel.

Kolumbiani 26 vjeçar, rikthehet në La Liga, këtë herë te skuadra e Sevillas.

Në njoftimin zyrtar të Sevillas, thuhet se skuadrat kanë arritur marrëveshje për transferimin e Muriel në ‘Sanchez Pizuan’, ku në orët e ardhshme do të kryejë testet mjekësore për të nënshkruar pastaj kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Për Murielin, Sevilla do t’i paguaj Sampdorias 20 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat