Mesfushori spanjoll do të jetë transferimi më i ri i Real Madridit.
Dani Ceballos është një futbollist i Realit të Madridit.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle AS, ditën e hënë Ceballos do të kryej testet mjekësore, ditë në të cilën ai do të prezantohet dhe përpara medieve.
Në arkat e Betis, skuadër në të cilën është aktivizuar 20-vjeçari do të shkojnë 15 milionë euro.
Futbollisti ka dhënë përgjigje pozitive Realit, duke injoruar kërkesën e Barcelonës, e cila po ashtu kishte bërë një ofertë për të.
Ceballos do të nënshkruajë një kontratë gjashtë vjeçare, e më pas do të niset me pushime për t’iu bashkuar ekipit në SHBA, aty ku skuadra e Zinedine Zidane do të zhvillojë fazën përgatitore si dhe disa takime miqësore.