Rrëzohet në terren, lojtari i Ajaxit dërgohet me helikopter në spital

Futboll

Rrëzohet në terren, lojtari i Ajaxit dërgohet me helikopter në spital

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 23:36
Futbollisti i Ajaxit, Abdelhak Nouri

Futbollisti i Ajaxit, Abdelhak Nouri është rrëzuar në terren gjatë ndeshjes miqësore së ekipit tij kundër Werderit.

Shumë shpejt pas incidentit, kanë reaguar mjekët. Klubi holandez ka konfirmuar se bëhet fjalë për situatë serioze.

“Ndihma e shpejtë ende është duke e trajtuar Nouri, lojtarët janë të shqetësuar. Është serioze, do të japim informacione sapo t’i kemi ato," ishte kjo deklarata e parë e skuadrës Ajax përmes rrjetit Twitter.

Më vonë ekipi holandez njoftoi se futbollisti ka probleme me zemër.

“Gjendja e tij është stabilizuar, por ende është pa vetëdije”.

Futbollisti është dërguar me helikopter në spital, ndërsa tifozët janë lutur që të braktisin stadiumin. 

Ndërkohë ka pasur pohime se Nouri është në gjendje kome, por kjo ende nuk është konfirmuar. Por, Ajax ka bërë të ditur se futbollisti është ende në gjumë dhe se mjekët po përkujdesen për gjendjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat