Klubet e Premier Ligës në ‘luftë’ për Joe Hart

Futboll

Klubet e Premier Ligës në ‘luftë’ për Joe Hart

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 23:38
Joe Hart

Joe Hart do të largohet nga Manchester City këtë verë.

Pas huazimit një vjeçar te Torino në Serie A, portieri anglez është rikthyer te Manchester City por që pritet të largohet edhe nga ky klub.

Pep Guardiola nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe Hart po kërkon një skuadër ku mund të luajë rregullisht.

Së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e tij është futur edhe skuadra e Watford.

30-vjeçari ka një kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2019, ndërsa ‘Citizens’, kërkojnë rreth 15 milionë euro për të.

Përveç Watford, për Hart kanë shprehur interesim edhe Newcastle e West Ham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat