Ibrahimovic mund të mbetet në Angli - Bota Sot
Ibrahimovic mund të mbetet në Angli

Futboll

Ibrahimovic mund të mbetet në Angli

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 11:07
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic aktualisht është një futbollistë i lirë pasi kontrata me Manchester United ka përfunduar.

Suedezi ka marrë disa oferta të rëndësishme nga Rusia, Amerika dhe Kina por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Por sipas asaj që shkruan ‘Daily Mirror’, Ibrahimovic mund të mbetet përsëri pjesë e Manchester United.

35-vjeçari mund të nënshkruajë një tjetër kontratë një vjeçare me ‘Djajtë e Kuq’ nëse shërohet nga lëndimi i pësuar.

Por edhe nëse vazhdon kontratën, ish-anëtari i Barcelonës, pritet të jetë vetëm zgjedhja e dytë për sulmin.

Jose Mourinho kërkon që suedezi të jetë në skuadër për ta ndihmuar sa më shumë Lukakun.

Mbetet të shihet nëse Ibrahimovic do të pranojë vazhdimin e kontratës me ‘Djajtë e Kuq’, apo do të zgjedhë tjetër skuadër për ta vazhduar karrierën.

Zenit St Petersburg, Los Angeles Galaxy dhe disa skuadra kineze janë të interesuara për ish-anëtarin e Juventusit, Interit, Ajaxit, Milanit, Barcelonës, Parisit dhe Malmos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat