Ergys Kaçen e “rrahin” për ditëlindje

Futboll

Ergys Kaçen e “rrahin” për ditëlindje

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 12:40
Ergys Kaçe

Dje mesfushori i Kombëtares ka festuar ditëlindjen e tij të 24-t.

Ergys Kaçe gjendet në Holandë me PAOK-un për fazën përgatitore, mirëpo për shqiptarin nuk kanë munguar urimet.

Ka qenë fillimisht skuadra greke e cila ka uruar shqiptarin në faqet zyrtare të rrjetet sociale.

Më tej urime për Kaçen ka pasur edhe nga kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Por si më special, 24-vjeçari ka marrë një urim nga familja dhe një nga shokët e ekipit. Këta të fundit e kanë pritur Kaçen para seancës stërvitore me një “tunel me shpulla”.

Një lojë që zhvillohet në ekipet e futbollit, ku futbollisti ka kaluar, ndërkohë që shokët e skuadrës e kanë goditur. Kjo vetëm në kuadrin e shakasë, pasi në orët e pushimit shqiptari ka festuar me ekipin dhe shokët.

Speciale ka qenë një foto për shqiptarin, ku bashkëshortja e tij me fëmijën e vogël dhe familjarët e ngushtë kanë pozuar me fanellën e Kaçes dhe një tortë me 24 qirinj, për nder të ditëlindjes që mesfushori e ka kaluar “në arrati”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat