Skënderbeu në hall

Futboll

Skënderbeu në hall

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 12:49
Lojtarët e Skënderbeut

Zgjedhja e Skënderbeut nga Korça për të vijuar përgatitjet nga Stambolli me qëllim shkurtimin e rrugës për në Kazakistan nuk ka qenë edhe aq perfekte nga ana e klubit.

Ekipi mbërriti dje në Stamboll dhe u akomodua në resotin e prenotuar për të vijuar përgatitjet. Por, i rrethuar nga autostradat dhe aeroporti, bardhekuqtë e kanë pasur të vështirë të gjejnë një fushë të përshtatshme për t’u stërvitur dhe më pas kanë përfunduar në një aneks me bar sintetik, ku kanë zhvilluar seancën e parë dje nga toka turke.

Pritet që gjatë ditëve në vijim ekipi të gjejë një fushë tjetër më të përshtatshme për të zhvilluar përgatitjet deri ditën e hënë. Të martën skuadra do të niset drejt Kazakistanit, teksa e pret një udhëtim prej gati 7 orësh me avion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat