Islami trajner i “NK Marsonija”

Futboll

Islami trajner i “NK Marsonija”

Nga: Shaban Sinani Më: 9 korrik 2017 Në ora: 13:04
Irfan Islami prezantohet

Ish futbollisti i ekipit Dinamo Vinkovci, Cibalija, Istra të Pulës , Hajdukut të Splitit dhe Shkëndijës së Tetovës, Irfan Islami, është emëruar trajner i ish skuadrës së Ligës së Parë kroate “NK Marsonija” të Sllavonski Brodit, ku kanë luajtur edhe yjet e futbollit  kroat Ivica Iliq dhe Mario Manxhukiq,.

“Është një sfidë shumë e rëndësishme për mua dhe karrierën time  si  trajner duke marrë para sysh cilësinë e futbollit në Kroaci. Marsonija  aktualisht është në Ligën e tretë kroate por pretendimet e këtij klubi  janë që të kthehet në elitën e futbollit kroat. Drejtuesit e klubit kanë premtuar se do më japin përkrahje të parezerv në arritjen e qëllimeve tona. Shpresojë kam përvojën e duhur që ti prij këtij klubi” deklaroi Irfan Islami

 Ndryshe trajneri Islami i lindur në fshatin Sëllarcë e Epërme të  komunës së Bogovinës, hapat e para së futbollist i ka filluar pikërisht  në ekipin Marsonija të Sllavonski Brodit, ndërsa dëshira e tij më e madhe  është që të kthehet në vendlindje  të  drejtojë ndonjë skuadër  nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat