Ferizajasit përforcohen me një sulmues  

Futboll

Ferizajasit përforcohen me një sulmues  

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2017 Në ora: 13:36
Leotrim Brahimaj

Futbollisti Leotrim Brahimaj ka ndërruar mjedis. Ai nga Ballkani i Therandës  kaloi në petkun e KF Ferizajt. Ferizajasit mëtojnë të përforcohen sa më shumë me synim që të rikthehen në elitën e futbollit.

“Top sulmuesi i Ligës së Parë, Leotrim Brahimaj është transferi i radhës i Ferizajt.  Ai luajti për Ballkanin, duke shënuar 24 gola në 33 ndeshje në edicionin e fundit. Brahimaj ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi. Brahimaj, Guraziu dhe Kuka priten ta udhëheqin sulmin në ekipin ferizajas”, thuhet nga KF Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat