Shaqiri me Stoken Cityn në turneun e Zvicrës

Futboll

Shaqiri me Stoken Cityn në turneun e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2017 Në ora: 13:57
Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me ekipin e Premier League, Stoke Cityn, do të marrin pjesë në turneun “Uhrencup” në futboll, që zhvillohet nga 10-15 korrik në Biel të Zvicrës. Në turneu marrin pjesë përveç Stoke Cityt, edhe Young Boys nga Bernë, Benfica nga Lisbona dhe Xamaxi.

Sipas portali zviceran ‘Blick”, ndeshjet do të zhvillohen më këtë orar: me 10 korrik: Xamax-Stoke City (20.00),  me 12 korrik: Young Boys-Stoke City (20.00), me 13 korrik: Benfica–Xamax (20.00) dhe 15 korrik: Benfica-Young Boys  (17.00). Shaqiri  me shokë do të mundohen të tregojnë lojë sa më të mirë në këtë turne, që është një mundësi e mirë edhe që të shohin edhe formën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat