Askush nuk mund ta zëvendësojë Messin

Futboll

Askush nuk mund ta zëvendësojë Messin

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 14:05
Thierry Henry e Lionel Messi

Argjentinasi Lionel Messi nënshkroi pak ditë më parë kontratën e tij të re me Barcelonën dhe për ish-shokun e tij të skuadrës Thierry Henry kjo ishte zgjedhja e duhur, pasi sulmuesi është i pazëvendësueshëm te klubi “blaugrana”. Madje Henry e ka krahasuar qëndrimin e Messi te Barcelonën me kryeveprën e Leonardo Da Vinci, Mona Lisa.

“Askush nuk mund ta zëvendësojë Messin te Barcelona, ashtu sikurse asnjë pikturë tjetër mund të zëvendësojë atë të Mona Lisa në Louvre”, ka thënë Thierry Henry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat