Rooney është rikthyer në Everton

Futboll

Rooney është rikthyer në Everton

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 15:25
Wayne Rooney

Futbollisti Wayne Rooney është rikthyer tek Everton, këtë e ka konfirmuar edhe klubi nga Liverpooli. 31-vjeçari ka kryer vizitat mjekësore duke u rikthyer 13 vite pasi u largua për tek United për 32 milionë euro. Everton ka konfirmuar një kontratë dyvjeçare duke publikuar edhe  një video të shkurtër me titull “Mirë se erdhe në shtëpi Wayne”.
 
“Të fitoja trofe me Everton do të ishte maja e karrierës sime. Mendoj se klubi është në drejtimin e duhur, duke transferuar lojtarë të kalibrit të lartë. Dua të jem pjesë e një Evertoni të suksesshëm,” ishin fjalët e para të Rooney me fanellën e re.
“Jam shumë i lumtur nga blerjet e klubit. Ky klub po ecën përpara. Duhet të mendojmë për të fituar trofe. Nuk po rikthehet në shtëpi vetëm se është klubi im i fëmijërisë, por po rikthehem pasi mendoj se klubi mund të arrijë suksese. Mendoj se mund ta ndihmoj Everton të përmirësohet. Është një periudhë eksituese për Everton dhe tifozët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat