Marseille fitore me përmbysje në fushën e Nice

Futboll

Marseille fitore me përmbysje në fushën e Nice

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 06:15
Marseille

Marseille konfirmohet si forca e tretë e Ligue 1, pas fitores 4-2 me përmbysje në fushën e Nice. Një duel dramatik ai në “Allianz Riviera”, ku vendasit ishin në avantazhin e dy golave pas vetëm 16 minutave lojë, me Balotellin dhe Seri. Marseille rihapi çdo diskutim, me Ocampos që shkurtoi diferencën në të 26-ën, ndërsa e pabesueshmja ndodhi në sekondat e fundit të pjesës së parë të lojës. Autogoli i Lees Melou dhe goli i dytë personal i Ocampos bën që Marseille të përmbyste gjithçka në favorin e saj.

Luiz Gustavo vulosi fitoren 4-2 të Marseille, me mesfushorin brazilian që e la skuadrën e tij në inferioritet numerik pak pasi kishte kaluar një orë lojë. Një episod që nuk u shfrytëzua nga Nice, ku madje Alessane Plea shpërdoroi edhe një penallti në të 82-ën, që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat