Paçarada ndër me të vlerësuarit në Bundesliga II

Futboll

Paçarada ndër me të vlerësuarit në Bundesliga II

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2017 Në ora: 11:30
Leart Paçarada pas bashkëlojtarit të tij

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, po dëshmohet gjithnjë e më i mirë dhe është figura kryesore e skuadrës gjermane, Sandhausen. Ai  lufton me mish e më shpirt dhe pothuajse edhe golat bien nga veprimet e tija.  Futbollisti është ndër me të vlerësuarit edhe në takimin e fundit, ku fituan me rezultat 2:0 në ballafaqim me Jan Regensburg, në kuadër të javës së nëntë të Bundesliga II. Goli i parë që u shënua nga Hotler në minutën e 67-të, bie nga një pasim nga gjuajtja e lirë e Paçaradës, ndërsa goli i dytë pas ndërprerjes së aksionit të kundërshtarit po ashtu nga Paçarada. Sandhausen mban vendin e tretë me 17 pikë, dy me pak se lideri Hosteil Kiel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat