Calhanoglu me arsyetimin më qesharak në botë për kartonin e kuq ndaj Romës

Futboll

Calhanoglu me arsyetimin më qesharak në botë për kartonin e kuq ndaj Romës

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 12:41
Hakan Calhanoglu

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, u ndëshkua me karton të kuq ndaj Romës.

Pas ndeshjes, turku e ka dhënë një shpjegim qesharak për përjashtimin nga loja.

“Ishte një keqkuptim me Romagnolin dhe unë në fakt kisha harruar që isha ndëshkuar me karton të verdhë”, deklaroi Calhanoglu.

“Dua të kërkoj falje, më vjen shumë keq që do të mungojë në derbi”, shtoi Calhanoglu.

Inter-Milan zhvillohet pas dy javësh, pasi që në fundjavë do të luajnë Përfaqësueset. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat