Petkovic me dhimbje koke, me Portugalinë do luajë me ose pa Behramin?

Futboll

Petkovic me dhimbje koke, me Portugalinë do luajë me ose pa Behramin?

Nga: Fitim Dika Më: 2 tetor 2017 Në ora: 13:08
Valon Behrami

Lojtari nga Mitrovica që aktivizohet me kombëtaren zvicerane, Valon Behrami, duket se ka probleme lëndimi. Ai gjatë ndeshjes mes Udinises kundër Sampdoria (4:0) u lëndua në minutën e 67. Pas trajtimit doli jashtë fushave në minutën e 70, ndërsa të hënën akoma nuk është bërë publike gjendja e tij, nëse mund të luajë për Zvicrën në dy ndeshjet e fundit për KB 2018 - ku spikat loja më e vlefshme kundër Portugalisë.

"Me ose pa Behramin?", pyet me shqetësime media zvicerane “Blick”./Bota sot

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat