Kosova, gati për Austrinë

Futboll

Kosova, gati për Austrinë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 16:46
Pamje nga stërvitja

 Pas akomodimit në hotel “Leonhard” në Leogang të Austrisë, Kombëtarja e Kosovës U-19 mbajti seancën e parë stërvitore, para ndeshjes së nesërme kundër Kombëtares së Austrisë, në kuadër të ndeshjeve para kualifikuese për Kampionatin evropian “Finlanda 2018”. Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi dhe shtabi teknik u përqendruan në stërvitjen  sotme kryesisht në lojën trysni ndaj kundërshtarit dhe me kundërsulme. Atmosfera në Kombëtare është mjaft e mirë dhe po punohet me vullnet e përkushtim të madh për sukses. Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të mjekut dr. Milazim Gjocaj është e mirë.

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës, tha: "Me gjithë vështirësitë që kishim gjatë grumbullimeve, ku disa ishin jo në data të lira të FIFA-s dhe kishim pengesa për të grumbulluar lojtarët që luajnë nëpër Evropë, kemi arritur të krijojmë një ekip të mirë. Kemi punuar mirë dhe do të përpiqemi të tregojmë e dëshmojmë lojëra të mira. Pavarësisht se përballë do të kemi kundërshtarë të fortë ne nuk do të dorëzohemi, por do ta bëjmë më të mirën të mundshme për të arritur rezultate pozitive".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat