Drita kthehet me një pikë në takim me Feronikelin

Futboll

Drita kthehet me një pikë në takim me Feronikelin

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2017 Në ora: 17:05
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Dritës nga Gjilani importoi një pikë domethënëse nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ata barazuan me rezultat 1:1 me Feronikelin, në ndeshjen e javës së tetë në Kampionatin e Kosovës në futboll. Një pikë që nuk matet as me ari për Dritën nga një terren shumë i vështirë, pasi që Feronikeli në konak të saj është i fortë, por nuk ia doli t’i ndalë të tria pikët. Në minutën e 12-të, Mark Milicaj kalon në epërsi Feronikelin.

Drita ka pasur disa raste të mira, ku duhet veçuar në minutën e 37-të, kur Astrit Fazliu goditi bukur, por topi ndalet në vijën fatale nga Arbër Prekazi. Në minutën e 63-të, Xhevdet Shabani pason bukur për Kastriot Rexhën, i cili shënon nga afërsia, 1:1 dhe Dritës i solli një pikë. Drita ngjitet në vend të katërt me 12 pikë, ka një më shumë se Feronikeli në pozitën e 7-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat