Barcelona në grevë

Futboll

Barcelona në grevë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 19:20
Ilustrim

Barcelona do të nisë nesër grevën në formë proteste për referendumin mbi pavarësinë e Katalonjës. Klubi do të mbyllë dyert ditën e martë dhe futbollistët nuk pritet të paraqiten për seancën stërvitore të radhës. “FC Barcelona sensibilizohet dhe i bashkohet grevës mbarë vendore, e organizuar nga ‘Tryezë për Demokraci’ ndaj klubi do të jetë i mbyllur nesër. Asnjë prej skuadrave profesionale, ose ato të të rinjve të FC Barcelonës nuk do të stërvitet nesër”, citon njoftimi i publikuar nga klubi katalanas. Sipas autoriteteve katalanase, të paktën 92 persona u plagosën në gjendje të rëndë dhe 844 të tjerë pësuan lëndime që kërkonin ndërhyrjen dhe mjekim, si pasojë e ndërhyrjes së forcave të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat