Wenger: Barça në Ligën Premier do ta vështirësonte luftën për titull, por Celticu dhe Rangers kanë përparësi nëse rritet liga

Futboll

Wenger: Barça në Ligën Premier do ta vështirësonte luftën për titull, por Celticu dhe Rangers kanë përparësi nëse rritet liga

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 19:41
Arsene Wenger

Arsene Wenger pranon se ardhja e Barcelonës në Ligën Premier do të ishte interesante, por ndjen se Celtic dhe Rangers do të kryesonin radhët nëse kampionati do të zgjerohej.

Trajneri i Arsenalit ka qenë një vëzhgues i interesuar për të shkuar në Kataluni, për të parë nga referendumin që ndodhi për pavarësimin e tyre nga Spanja.

Këtë e ka intriguar më shumë fakti se klubi nga Camp Nou mund t’i bashkohet kampionatit anglez, me Wengerin që ka pranuar pas pyetjeve të gazetarëve se një kalim i tillë do ta bënte jetën edhe më të vështirë për sfiduesit e titullit.

“Do të përpiqesha të mësoja katalanishten”, ka thënë fillimisht Wenger pas fitores ndaj Brightonit.

“Nëse Barcelona dëshiron të bashkohet me Ligën Premier, ajo i bën gjërat edhe më të vështira për të gjithë. Por unë nuk mendoj se ata do të shkojnë aq larg sa kjo”.

“Është interesante dhe do të ketë incidente në anën sportive, pasi Barcelona është një klub shumë politik”.

“Mendoj se do të jetë interesante të shohësh se si reagojnë ata në kampionat”.

“Ne kemi klube të mjaftueshme këtu me 20, por nëse doni të shkoni deri në 24 skuadra, ne duhet të ftojmë klubet skoceze para se të shkojmë te spanjollët”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat