Tare: Lazio po luan futbollin më të mirë në Itali

Futboll

Tare: Lazio po luan futbollin më të mirë në Itali

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 20:33
Igli Tare

Ish-sulmuesi legjendar i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare këmbëngul se skuadra që ai është drejtor sportiv, Lazio, është duke luajtur futbollin më të mirë në Itali dhe çuditet kur njerëzit ende i cilësojnë si surprizë.  

Skuadra Biancoceleste ishte një zbulim në sezonin e kaluar kur arriti në finalen e Kupës së Italisë dhe përfundoi në vendin e pesti në Serie A.

Por, pavarësisht humbjes së shërbimeve të Keita Balde Diaos, Lucas Biglias dhe Wesley Hoedt, ata kanë shkuar vetëm duke u bërë më të fortë.

Këtë më së miri e tregon fitorja e thellë 6-1 në javën e fundit në Serie A ndaj Sassuolos, dhe për këtë Tare ka thënë që mos t’i cilësojnë si befasi.

“Është shqetësuese që njerëzit të vazhdojnë të thonë se Lazio është surpriza e Serie A. Kjo skuadër nuk është më një surprizë, pasi nga viti në vit kemi përmirësuar projektin dhe tani po korrin sukseset”, ka thënë fillimisht Tare për Mediaset Premium.

“Duhet shumë qëndrueshmëri për të qëndruar në krye, pasi Juventusi, Napoli, Inter dhe Roma kanë një mentalitet fitues dhe lojtarë cilësorë”.

Duke festuar njërin nga shumë golat e shënuar

“Lazio po shkon në atë nivel në vitet e fundit dhe na duhen edhe më shumë tifozë tanë në stadium”.

“Është zhgënjyese që Lazio të luajë futboll fantastik, ndoshta futbollit më të mirë në Itali në këtë moment, me një pjesëmarrje që lë shumë për të dëshiruar”, përfundoi ish-bomberi shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat