Serie A me VAR, arrin rekord historik për penallti

Futboll

Serie A me VAR, arrin rekord historik për penallti

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 23:25
Sipas ekspertëve të futbollit në Itali, kanë rënë ndjeshëm ndëshkimet në Serie A pasi teknologjia po funksionon më mirë se në ligat e tjera.

Sistemi VAR (Video Assistant referee) ka ndryshuar futbollin këtë sezon në Itali.

Serie A në epokën e VAR ka shkuar që tani një rekord me 33 penallti të akorduara nga arbitrat pas vetëm 7 javësh, një statistikë historike që tregon se 11-metërshta janë dyfishuar në krahasim me sezonet e kaluar.

VAR është bërë tashmë pjesë e futbollit modern dhe pavarësisht polemikave siç ka ndodhur edhe në fundjavë, publiku në stadiume dhe përmes ekranit të vogël ka mësuar të njohë pauzën e pazakonshme, për të parë pamjet filmike të përseritura.

Sipas ekspertëve të futbollit në Itali, kanë rënë ndjeshëm ndëshkimet në Serie A pasi teknologjia po funksionon më mirë se në ligat e tjera.

Sipas statistikave të përpunuara, risi tjetër është numri i madh i ndryshimit të vendimeve të arbitrave pas përdorimit të sistemit VAR. Në 69 ndeshjet e para ku mungon vetëm Sampdoria-Roma, pati 21 vendime të kthyera dhe nga këto, 11 i takonin pikërisht penalltive.

Në plot 6 raste, gjyqtarët pasi janë konsultuar me kolegët para ekranit të vogël, kanë dhënë penallti që nuk i kishin menduar më parë.

Gjyqtarët me më tepër ndëshkime të tilla janë Fabbri e Gavillucci, me nga 4 penallti secili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat