Milani konfirmon lëndimin: Kalinic mungon në dy ndeshjet e Kroacisë, rrezikon edhe derbin ndaj Interit

Futboll

Milani konfirmon lëndimin: Kalinic mungon në dy ndeshjet e Kroacisë, rrezikon edhe derbin ndaj Interit

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 23:45
Momenti kur Kalinic shtrihet i lënduar në tokë

Milani konfirmon lëndimin: Kalinic mungon në dy ndeshjet e Kroacisë, rrezikon edhe derbin ndaj Interit  

Milani ka konfirmuar se sulmuesi kroat, Nikola Kalinic është diagnostikuar me një dëmtim muskulor të muskujve të këmbës së majtë dhe do të monitorohet çdo ditë përpara derbin ndaj Interit.

Kalinic u lëndua gjatë ndeshjes së mbrëmshme (e diel), të cilën Milani e humbi në San Siro nga Roma me rezultat 2-0.

Sulmuesi kroat tashmë është përjashtuar nga detyra ndërkombëtare me Kroacinë për kualifikimet e Kupës së Botës kundër Finlandës dhe Ukrainës për shkak të lëndimit.

Rossonerët gjithashtu publikuan një deklaratë këtë mbrëmje në lidhje me gjendjen e ish-sulmuesit të Fiorentinës.

“Gjatë ndeshjes kundër AS Roma, Nikola Kalinic pësoi një problem muskulor”, thuhet në fillim të komunikatës së Milanit.

“Lojtari iu nënshtrua procedurave diagnostike të hënën, të cilat zbuluan një lëndim në muskulin e këmbës së majtë”.

“Sulmuesi kroat nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes nga ekipi i tij kombëtar dhe tashmë ka filluar trajtimin e rikuperimit dhe do të monitorohet çdo ditë”, përfundon komunikata e kuqezinjve.

Ndryshe, kroati është në garë kundër kohës që të jetë gati për Derby della Madonninan kundër Interit, e cila zhvillohet  me 15 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat